Ekskluzive/ Mbrojtja e Erion Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet arresti me burg ndaj kryebashkiakut

Ekskluzive/ Mbrojtja e Erion Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet arresti me burg ndaj kryebashkiakut

Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit arrest me burg ndaj funksionarit publik. Një burim pranë gjykatës kushtetuese i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxhës se kërkesa është dorëzuar ditën e sotme dhe avokatët kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të vendimeve arrest me burg sepse janë jo propocionale. Mes disa arsyetimeve i thuhet kushtetueses që edhe raporti i komisionit të Venecias përmend rrethanat se përse një kryebashkiak apo përfaqësues i pushtetit lokal nuk mund të prangoset. Top Channel