Si po e bllokon Rusia pranimin e Malit të Zi në marrëveshjen ndërkombëtare për kontrollin e eksportit të armëve

Si po e bllokon Rusia pranimin e Malit të Zi në marrëveshjen ndërkombëtare për kontrollin e eksportit të armëve

Autoritetet ruse po e pengojnë anëtarësimin e Malit të Zi në marrëveshjen ndërkombëtare për kontrollin e eksportit të armëve dhe mallrave me përdorim të dyfishtë – e njohur si Marrëveshja e Vasenarit. “Rusia prej disa kohësh po e saboton procesin e pranimit të anëtarëve të rinj”, edhe pse të gjitha kushtet për anëtarësim janë përmbushur, thuhet në dokumentin e Qeverisë së Malit të Zi për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Komisionit Evropian. Marrëveshja e Vasenarit ka 42 vende anëtare, mes tyre edhe Rusia, dhe të gjitha vendimet merren me konsensus. Anëtarët, ndër të tjera, shkëmbejnë të dhëna për armatimin konvencional dhe teknologjitë e ndjeshme me qëllim forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ambasada e Rusisë nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e...