“Shpalleni antikushtetuese ‘arrestin me burg’ për mua”, Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese…

“Shpalleni antikushtetuese ‘arrestin me burg’ për mua”, Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë, lidhur me caktimin dhe lënien në fuqi të masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Herën e fundit që Veliaj iu drejtua Kushtetueses, ruajti postin e tij si drejtues i qytetit të Tiranës teksa GJK rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij si dhe dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Veliaj është arrestuar që prej 10 shkurtit ndërsa akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik....