Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kripto-asetet, gati projektligji për rregullimin e tregjeve, ja si do funksionojë
Qeveria synon të rregullojë tregjet e kripto-aseteve për mes një projektligji të nxjerrë tashmë për konsultim i cili është në fakt një përafrim i plotë me direktivën përkatëse të Bashkimit Europian sa i takon ushtrimit të veprimtarisë dhe emetimit të kripto-aseteve si dhe ofrimin e shërbimeve të lidhura me to. Sipas relacionit që shoqëron këtë dokument “projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kripto-aseteve dhe tokenave të parasë elektronike si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kripto-aseteve të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferta, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kripto-asetesh”. Relacioni sqaron se kërkesat rregullatore ndaj këtyre subjekteve përfshijnë mbajtjen e një kapitali...