“Masat e qeverisë nuk përmirësojnë jetesën e qytetarëve”/ Opozita kundër Buxhetit, Tabaku rendit arsyet: Barrë për…

“Masat e qeverisë nuk përmirësojnë jetesën e qytetarëve”/ Opozita kundër Buxhetit, Tabaku rendit arsyet: Barrë për…

Në mbledhjen e Komisionit të Mediave dhe të Drejtave të Njeriut, deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, renditi pesë arsye kryesore pse buxheti 2026 nuk i shërben qytetarëve dhe nuk mbron të drejtat kushtetuese. Gjatë diskutimit nen për nen të projektbuxhetit, Tabaku artikuloi shqetësime thelbësore që sipas saj tregojnë mungesë vizioni dhe mungesë mbështetjeje për shtresat në nevojë. 1. Minimumi jetik nuk njihet nga qeveria, pavarësisht kërkesave të Avokatit të Popullit Tabaku theksoi se, edhe pse Avokati i Popullit ka kërkuar dy herë miratimin e minimumit jetik, buxheti nuk e njeh këtë të drejtë themelore. Ajo rikujtoi se kostot e jetesës kanë arritur në rreth 90 mijë lekë, ndërsa mbështetja shtetërore mbetet simbolike. Sipas saj, kjo është dëshmi...