Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E riktheu në krye të Bashkisë! Veliaj sërish ‘me sytë’ nga Kushtetuesja: Të shfuqizohet arresti me burg
Erion Veliaj TIRANË-Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit arrest me burg ndaj funksionarit publik. Sipas kërkesës, masa e 'arrestit me burg' është anti-Kushtetuese. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga post i kryebashkiakut të Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës. Konkretisht Gjykata vlerësoi se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Gjykata arsyetoi se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar...