“Një replikë e detyruar me Kalanë”, Meta: Akuzat janë mashtrim i SPAK, regjimi ka frikë nga e vërteta

“Një replikë e detyruar me Kalanë”, Meta: Akuzat janë mashtrim i SPAK, regjimi ka frikë nga e vërteta

Ish-presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një reagim ndaj aktivistes Adriana Kalaja, pas një deklarate të saj në debatin televiziv të A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli. Ish-presidenti ndalet te një pasazh i përmendur mbrëmë në studio, që lidhet me dosjen ndaj tij dhe pretendimin se Meta ka ndikuar për ndryshime në ligjin e “sektorit minerar” në favor të një biznesmeni. Meta thotë se Kalaja “duhet ta lexojë edhe një herë episodin”, duke këmbëngulur se “emri im nuk ekziston askund në këtë akuzë”. Sipas tij, amendamentet janë propozuar nga një deputete e PS-së, ndërsa ndryshimet, sipas Metës, “synonin rritjen e sigurisë në miniera” dhe nuk lidhen me favore individuale. Ai akuzon SPAK-un se ka “shtuar ujë e miell” për të justifikuar “rrëmbimin tim banditesk”, ndërsa...