Lasgushi dhe Tirona

Lasgushi dhe Tirona

Nga Bedri Alimehmeti Kisha disa ditë që puna nuk po më ecte. Ulesha në tryezë i vendosur që nuk do të ngrihesha pa i dhënë fund edhe një tregimi. Por, qe e pamundur, më kot mundohesha, gjithçka hidhja jo nuk më pëlqente, por nuk më ngjiste fare. Shkurt ndihesha i shqetësuar ei mërzitur ngaqë po vononte përfundimi i ciklit “Tregimet e Tironës”, të cilëve ua kisha taks numrin nëntë. Kaq kishte qenë dëshira ime e kahershme. Ndërkohë kisha përfunduar tetë prej tyre, disa nga të cilët i kisha botuar në shtypin letrar, dhe kisha ngecur. Jo se më mungonin subjektet, përkundrazi në shënimet e mia kisha disa projekte të cilët, edhe pse i nisja, e kisha të pamundur t’i çoja deri në fund. Ndaj në...