Kërkon largimin e tij, Trump i dërgon ultimatum Maduro-s: Ke dy zgjidhje, të lehtën…ose të vështirën

Kërkon largimin e tij, Trump i dërgon ultimatum Maduro-s: Ke dy zgjidhje, të lehtën…ose të vështirën

Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj Nicolás Maduro-s, duke paralajmëruar se udhëheqësi venezuelas mund të përballet me dy zgjedhje: “rrugën e lehtë” ose “rrugën e vështirë”. Deklaratat erdhën ndërsa SHBA po zgjerojnë praninë ushtarake në Detin Karaibe, në kuadër të një operacioni që Uashingtoni e paraqet si luftë kundër trafikut të drogës. Maduro, i veshur me uniformë ushtarake, u tha mbështetësve në Karakas se vendi duhet të jetë gati të mbrojë “çdo pëllëmbë toke” nga çdo agresion i jashtëm, duke e krahasuar situatën me betejat e epokës së Simón Bolívar-it. “Është detyra jonë historike të mbrojmë këtë tokë të bekuar. Unë do të jap gjithçka për fitoren e Venezuelës,” u shpreh Maduro, duke deklaruar se do të mbrojë “qiellin, malet dhe fushat” e...