Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zbulohet “OPLAN DEU”/ Gjermania përgatitet për luftë me Rusinë, harton planin sekret ushtarak dhe bëhet qendra logjistike e NATO-s
Rreth 2 vite e gjysmë më parë, një grup prej dhjetëra oficerësh të lartë gjermanë u mblodh në një bazë ushtarake trekëndëshe në Berlin për të punuar mbi një plan sekret për një luftë me Rusinë. Tani, ky plan po përshpejtohet për t’u zbatuar. OPLAN DEU-Plani gjigant i Gjermanisë Operacioni Plan Gjermania (OPLAN DEU) është një dokument i klasifikuar prej 1,200 faqesh që detajon mënyrën se si deri në 800,000 trupa gjermane, amerikane dhe të NATO-s do të transportohen drejt lindjes në rast konflikti me Rusinë. Plani përfshin portet, hekurudhat, rrugët, urat, si dhe mënyrën e furnizimit dhe mbrojtjes së trupave gjatë lëvizjes. “Shikoni hartën,” thotë eksperti Tim Stuchtey. “Me Alpet që krijojnë një pengesë natyrore, trupat e NATO-s duhet të kalojnë përmes Gjermanisë, pavarësisht...