Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Paqja fiskale’ e Ramës është e njëjta amnisti e parave të krimit dhe korrupsionit
Një projektligj i ri i propozuar nga kryeministri Edi Rama, aktualisht në procedurë parlamentare, rikthen të njëjtat ide, me mekanizma për amnisti fiskale të parave potencialisht kriminale, që disa vite më parë u bllokua nga kundërshtitë e Bashkimit Evropian. Nga Gjergj Erebara, BIRN Nëse disponon para të padeklaruara pranë autoriteteve, qofshin këto të fituara përmes evazionit fiskal, qoftë përmes kontrabandës apo aktiviteteve të tjera kriminale, do të kesh mundësi t’i deklarosh pranë tatimeve përkundrejt një tatimi minimal prej 5%, dhe askush nuk do t’ju inspektojë për të vërejtur se nga kanë ardhur paratë dhe as nuk do t’ju bëjë pyetje. Ky është thelbi i të ashtuquajturës “paqe fiskale”, një projektligj i qeverisë “Rama” që, nën idetë tradicionale të fshirjes së detyrimeve tatimore të paarkëtueshme, krijon...