Perandoria 4 mln paund e drogës në Skoci! Shqiptari hiqej si italian për të mbuluar ‘shtëpitë e barit’, dënohet me burg

Perandoria 4 mln paund e drogës në Skoci! Shqiptari hiqej si italian për të mbuluar ‘shtëpitë e barit’, dënohet me burg

Afrim Krasniqi SKOCI-Një shtetas shqiptar që vepronte si ndërmjetës për një grup të strukturuar kriminal në Skoci u dënua me pesë vjet burg, pasi gjykata e shpalli fajtor për rolin e tij në një operacion të gjerë kultivimi kanabisi me vlerë miliona paund. The Sun raporton se Afrim Krasniqi, i cili kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe zotëronte njohuri më të mira të anglishtes se pjesëtarët e tjerë të grupit, u punësua nga banda për t’i bindur pronarët e shtëpive se ai ishte një qytetar italian që kërkonte strehim për familjen e tij. Përmes kësaj skeme, rrjeti kriminal arriti të siguronte një sërë pronash në Renfrewshire, Edinburgh, Penicuik, Aberdeen, Ayrshire dhe Angus, të cilat më pas u shndërruan në ferma kanabisi. Krasniqi u kap më vonë...