Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka
Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos. Pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka në Lushnjë, pjesëtarë të 2 fiseve të cilët vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo. Pas marrjes në pyetje janë liruar, pasi kanë mohuar përfshirjen në ngjarje. Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Është zbuluar se makina e autorëve është vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa po atje targat një vit më parë, por në qytete të ndryshme greke. Autoritetet greke në kthim përgjigje i kanë pohuar Policisë së Fierit, se janë vjedhje pa autorë dhe të pazbardhura. Përveç dinamikës së ngjarjes, policia nuk ka...