Ura u dëmtua nga përmbytjet/ Bllokohen 10 fshatra në Kolonjë, banorët protestojnë

Ura u dëmtua nga përmbytjet/ Bllokohen 10 fshatra në Kolonjë, banorët protestojnë

Banorët e disa fshatrave në zonën e Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila ndodhet mbi lumin Osum. Protesta vjen pas izolimit të mbi 10 fshatrave, të cilët prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën. Ura lidhëse që shërben si rruga e vetme për të hyrë dhe dalë nga zona është dëmtuar rëndë, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës. Kjo situatë ka shkaktuar alarm tek banorët, të cilët thonë se në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që presin ndihmë, ndërsa askush nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të bllokimit. “Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të...