Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Përplasja e PD me Marta Kos/ Dash Shehi: Ça presin këto, të vijë Brukseli në Tiranë dhe të shajë me libër shtëpie Edi Ramën
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar përplasjet e Partisë Demokratike me eurodeputeten Marta Kos. Shehi tha se opozita duhet të kuptojë se ndërkombëtarët nuk na kanë asgjë borxh, pasi sipas tij, me raportin e OSBE/ODIHR ata e thanë fjalën e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi gjithashtu se gjithmonë ndërkombëtarët në përplasjet mes qeverisë dhe opozitës, e kanë mbajtur një sy mbyllur për qeverinë.“Konfrontimi i vazhdueshëm i grupit opozitar me institucionet ndërkombëtare, shpesh herë edhe me botën e huaj, opozita vetë duhet ta kuptojë që nuk na kanë gjë borxh ndërkombëtarët. E dyta që ndërkombëtarët nuk mund të zgjidhin hallet e brendshme të PD-së.E treta që ndërkombëtarët gjithsesi në raportin mes qeverisë dhe opozitës do ta mbyllin gjithmonë një...