Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Rabiot: Titulli? Të shikojmë ku jemi në mars, Allegri na ndihmon shumë mentalisht
27 Nëntor 2025 10:43 Alfred Lleshi Adrien Rabiot foli për “SportMediaset”, pas rikthimit nga një dëmtim të gjatë, duke nisur nga fitorja e derbit me Interin: “Jam i lumtur dhe krenar. Të fitosh derbi direkt është bukur, kjo fitore na jep më shumë besim dhe siguri. Kjo është një skuadër e vërtetë dhe ne po tregojmë karakter”. Ai komentoi ndikimin e tij në fushë: “Nuk e di pse, ndoshta lojtarët ndihen më të sigurt kur jam unë. Mundohem të flas dhe të ndihmoj skuadrën, kjo bën diferencën, veçanërisht në momentet e vështira”. Rabiot ka rritur maturinë: “Përpiqem të përmirësohem çdo vit, shoh detaje në video për të mësuar më shumë. Edhe sezoni im i kaluar te Marseille ishte i rëndësishëm. Allegri na ndihmon shumë mentalisht”. Për...