Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
BBC, shkrim për kulinarinë shqiptare, Rama: Recetat tradicionale të gjysheve, pikë e fortë e sipërmarrjeve të agroturizmit
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e publikuar nga rrjeti i njohur mediatik BBC, kushtuar agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se recetat tradicionale të gjysheve shqiptare janë tashmë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit në vend. “Rrjeti i njohur mediatik BBC i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, përmes seksionit BBC Travel, duke veçuar recetat tradicionale të gjysheve shqiptare që po trashëgohen brez pas brezi dhe që janë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit të hapura në vendin tonë”, shkruan Rama. Në artikullin e publikuar, BBC shkruan se janë pikërisht gjyshet shqiptare ato që shpëtuan kuzhinën tradicionale, teksa vendi kaloi periudha të vështira tranzicioni.