Presidenti francez shpall programin e shërbimit ushtarak vullnetar

Presidenti francez shpall programin e shërbimit ushtarak vullnetar

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të shpallë sot një program të ri të shërbimit ushtarak vullnetar, i cili do t’u ofrohet 18-vjeçarëve në mbarë vendin. Sipas gazetës La Tribune de Dimanche, programi parashikon rekrutimin e 2,000 deri në 3,000 të rinjve vitin e ardhshëm, ndërsa objektivi afatgjatë është arritja e 50,000 pjesëmarrësve në vit deri në 2035. Shërbimi ushtarak vullnetar do të zgjasë rreth dhjetë muaj dhe të rinjtë do të paguhen nga 900 deri në 1,000 euro në muaj. Aktualisht forcat e armatosura franceze numërojnë rreth 200,000 efektivë aktivë dhe 47,000 rezervistë. Sipas një njoftimi nga Pallati i Elizesë, Macron do të vizitojë sot Brigadën e 27-të të Këmbësorisë Malore, ku pritet të takojë të rinj pjesëmarrës dhe të theksojë “rëndësinë e përgatitjes së...