Aksidenti me 4 të plagosur në Poçem, arrestohet shoferi 58-vjeçar

Aksidenti me 4 të plagosur në Poçem, arrestohet shoferi 58-vjeçar

Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit. Ai është arrestuar pasi të mërkurën është aksidentuar me një mjet në Poçem. Nga përplasja e dy mjeteve mbetën të plagosur 4 persona. Policia bën me dije se shoferi i arrestuar akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. “Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në Poçem, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, me automjetin me drejtues shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H., informojmë se në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, specialistët e Sektorit...