Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Goditet tjetër ‘fole’ prostitucioni në Durrës, arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
PAMJE NGA ARRESTIMI DURRËS-Dy shtetase braziliane të moshës 24 dhe 21 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 të këtij qytetit dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Fillimisht gjatë ndërhyrjes së forcave policore, brazilianet kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses. Njoftimi i policisë: Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike, vihen në pranga dy shtetase braziliane. Procedohet penalisht...