Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa drita disa zona të Tiranës

Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa drita disa zona të Tiranës

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-OSHEE ka bërë me dije se ka probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë. Disa linja janë djegur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në Farkë, Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills. Autoritetet njoftojnë se tre fiderat e parë janë rivënë në funksion përmes skemës unazë, duke garantuar energji për një pjesë të abonentëve të prekur. Ndërkohë, që vijon puna për tre fiderat e tjerë. “Probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur). Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive”, njofton OSHEE.