Balluku pa post! Rama kërkon të shfyqizohet vendimi i GJKKO, Kushtetuesja mblidhet në seancë paraprake

Balluku pa post! Rama kërkon të shfyqizohet vendimi i GJKKO, Kushtetuesja mblidhet në seancë paraprake

Belinda Balluku TIRANË-Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në seancë paraprake për ankimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në seancën e sotme do të vendoset nëse ankimi i qeverisë do të kalojë ose jo në seancë plenare. Nga ana tjetër pritet edhe një vendim për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e kërkesës. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Në këto kushte vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se pezullimi i Ballukut do të çohet në Kushtetuese, dhe menjëherë pas kësaj deklarate, qeveria iu drejtua Gjyaktës. Në shkresë kryeministria argumenton se është krijuar një konflikt...