Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gurë të rrëzuar në asfalt, të tjerë rrezikojnë të bien/ Deputeti i PD nxjerr videon nga rruga në Tropojë: Banorët në…
Deputeti i PD për qarkun e Kukësit, Isuf Çelaj, ka ngritur sot shqetësimin për një rrezik serioz që i kanoset banorëve të Fierzës dhe Tropojës, për shkak të rënies së gurëve me përmasa të mëdha në aksin Fierzë–Bajram Curri. Sipas deputetit, një banor nga Fierza i ka dërguar një mesazh alarmues, ku thekson se në zonën e Gegëhysenit, gurë gjigantë me peshë të konsiderueshme janë në prag të rrëshqitjes në rrugën nacionale, duke vënë në rrezik jetën e banorëve që kalojnë çdo ditë në këtë segment. Në mesazhin e banorit thuhet: “Në aksin Fierzë–Bajram Curri, në fshatin Gegëysen, gurë me tonela janë gati të bien në rrugën nacionale. Nëse bien papritur, rrezikojnë jetën e çdo banori që përdor këtë rrugë çdo ditë. Kemi njoftuar Bashkinë...