DW: Papa Leone, takim me Islamin në Turqi e Liban

DW: Papa Leone, takim me Islamin në Turqi e Liban

Gati shtatë muaj pas zgjedhjes papë Leo XIV ndërmerr udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Ky udhëtim më 27 deri më 30 nëntor ka stacion Turqinë dhe në përfundim deri më 2 dhjetor Libanin. Kreu i Kishës Katolike me prejardhje nga SHBA-ja me këtë vazhdon angazhimin ndërkombëtar të paraardhësit të tij. Sot programi i udhëtimeve është pjesë e vetëkuptueshme e ushtrimit të pontifikatit dhe “as që mund të mendohet pa të”, thotë historiani i kishës nga Augsburgu dhe ekspert i papës Jörg Ernesti në bisedë për DW. Pritet me interes se çfarë theksi do të vendosë Leo në udhëtimin e tij të parë dhe se si ai eventualisht do të bëjë dallimin nga paraardhësit e tij. Në Turqi kreu i kishës katolike do të...