DW: Çfarë dihet rreth sulmit në Uashington?

DW: Çfarë dihet rreth sulmit në Uashington?

Sipas autoriteteve amerikane, një afgan hapi zjarr ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në qendër të Uashingtonit të mërkurën pasdite (ora lokale), duke i plagosur rëndë. Të shtënat ndodhën vetëm dy blloqe godinash në veriperëndim të Shtëpisë së Bardhë, pranë vendit të njohur Farragut Square. Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, foli për një “sulm të synuar” në një konferencë për shtyp. Një nga gardistët arriti të hapë zjarr. Edhe autori i dyshuar është qëlluar, dhe trajtohet në sptal. Dy personat e qëlluar janë anëtarë të Gardës Kombëtare nga shteti i Virxhinias Perëndimore, pjesë e trupave të vendosur në kryeqytet me urdhër të Presidentit Donald Trump. Autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje të mëtejshme rreth identitetit të tyre. FBI-ja dhe kryetarja e bashkisë së...