Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa energji disa zona të Tiranës

Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa energji disa zona të Tiranës

Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të problemeve me fiderat e Nënstacionit Farkë. Sipas OSSH-së disa linja janë djegur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në Farkë, Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills. Pas sinjalizimit të defektit, grupet e OSSH-së janë mobilizuar në terren për të kryer riparimet e nevojshme me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal. Autoritetet njoftojnë se tre fiderat e parë janë rivënë në funksion përmes skemës unazë, duke garantuar energji për një pjesë të abonentëve të prekur. Ndërkohë, që vijon puna për tre fiderat e tjerë. “Probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur). Tre fiderat e parë...