Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Tri skuadra udhëheqin Euroleague pas raundit të 13-të, fitojnë edhe Fenerbahce, Real e Barça
Janë luajtur ndeshjet e raundit të 13-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra izraelite e Hapoel Tel Aviv u mund 75-74 në shtëpi nga Real Madrid dhe tani e ndan kreun bashkë me Crvena Zvezda dhe Panathinaikos. Në përballjen e dyfishtë ballkanase, serbët e Zvezda fituan 91-80 ndaj Olympiacos, ndërsa grekët e Panathinaikos mundën 91-69 Partizan Beograd. Fiton pa probleme edhe Barcelona, 88-78 ndaj Villeurbanne. Kampionët në fuqi të Fenerbahce mposhtën në sekondat e fundit 66-64 italianët e Virtus Bologna, ndërsa Armani Milano fitoi 102-88 ndaj Maccabi. Paraqitje të mirë po bën Monaco, që mundi 102-66 ndaj Anadolu Efes. Euroleague-Raundi i 13-të Dubai Basketball – Paris Basketball, 90-89 Fenerbahce – Virtus Bologna, 66-64 Zalgiris Kaunas – Baskonia Gasteiz, 82-67 Hapoel Tel Aviv – Real...