Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, pa energji disa zona të Tiranës, OSSH njoftim për abonentët
OSSH ka njoftuar abonentët në Tiranë se disa zona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të problemeve me fiderat e Nënstacionit Farkë. Sipas OSSH-së disa linja janë djegur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në zonat pranë TEG – Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills. Pas sinjalizimit të defektit, grupet e OSSH-së janë mobilizuar në terren për të kryer riparimet e nevojshme me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal. Autoritetet njoftojnë se tre fiderat e parë janë rivënë në funksion përmes skemës unazë, duke garantuar energji për një pjesë të abonentëve të prekur. Ndërkohë, që vijon puna për tre fiderat e tjerë. “Probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të...