Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Russia Today’ serbe gati të nisë transmetimet në Tiranë, Xhaferri: Mund të destabilizojë situatën politike. Propagandë pro-serbe!
Hyrja e një grupi të madh mediatik serb në tregun shqiptar ka ngjallur debate dhe shqetësime të thella, mes akuzave se qëllimi i tij nuk është komercial, por shërben si një mjet propagande i kontrolluar drejtpërdrejt nga qeveria e Beogradit. Sipas burimeve, ky grup mediatik funksionon si një entitet i ngjashëm me “Russia Today” për qeverinë ruse, duke shërbyer si një zë propagandistik për interesat e shtetit serb. Zgjerimi i tij në Shqipëri shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë për të rritur ndikimin në të gjithë Ballkanin. Deputeti i PD, Besart Xhaferri i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' tha se qëllimi fundor i këtij investimi është i dyfishtë: përhapja e propagandës pro-serbe dhe destabilizimi i mundshëm i situatës politike në Shqipëri. Një...