Qeveria ‘hap thesin’, miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori

Qeveria ‘hap thesin’, miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërkure vendimin për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit 2025. Sipas këtij vendimi, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm. Në këtë vendim parashikohet dhënia e një shpërblim financiar sipas fashave: Në masën 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, për rreth 540,959 persona, nga të cilat 421,514 janë pensione të pleqërisë, 2,322 pensione sociale, 3,715 pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, për fëmijët e republikës,...