Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Kadilli: Nuk e duron dot Edi Ramën, kërkon që ta rrëzojë, por nuk mundet kurrsesi
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka lëshuar kritika të forta ndaj Sali Berishës. Kadilli deklaroi se shpallja non grata e Berishës nuk është çështje e shqiptarëve, ndërsa dekoratat që ish-kryeministri ka marrë i quajti “qesharake”.Sipas tij, Berisha ka marrë ndëshkimin më të madh politik dhe sot po dëmton opozitën më shumë se çdo kundërshtar tjetër, duke uzurpuar protestat dhe hapësirën politike me mbështetje minimale.Ai akuzoi gjithashtu se PD nën drejtimin e Berishës është vënë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve, duke sulmuar SPAK-un dhe procesin e integrimit europian, ndërsa opozitarizmi, sipas Kadillit, mbahet peng nga beteja personale e Berishës ndaj kryeministrit Rama.“Sali Berisha, ‘non grata’ nuk është çështje e shqiptarëve. Dekoratat e Berishës janë qesharake. Saliu mori ndëshkimin më të madh që u shpall...