Slot: Kjo është një tjetër humbje e rëndë, duhet të përballemi me këtë situatë dhe të ecim përpara

Slot: Kjo është një tjetër humbje e rëndë, duhet të përballemi me këtë situatë dhe të ecim përpara

Një tjetër humbje e rëndë dhe therëse në shtëpi për Liverpool, që u mund 1-4 ndaj PSV Eindhoven. Trajneri i “reds”, Arne Slot, foli rreth krizës aktuale të ekipit të tij. “Emocionet janë shumë negative dhe zhgënjyese. Duke filluar me mënyrën se si pësuam golin e parë”, tha Slot. “Dua të jem pozitiv për reagimin e lojtarëve kur po humbisnim 0-1. U kthyem në lojë dhe patëm mundësinë të shkonim 2-1 përpara. Nuk mendoj se dikush mendonte se do të humbnim 4-1”, deklaroi trajneri i Liverpool. Për ankesat e Van Dijk për gjyqtarin, ai shtoi: “Ai mori një shtytje të vogël. E humbi ekuilibrin, prandaj ngriti krahun dhe bëri prekjen me dorë. Patëm disa shanse të mira për ta bërë rezultatin 2-2, por pësuam një...