“Nuk meritonim të humbnim ashtu në fund të ndeshjes, uroj të kemi më shumë fat në të ardhmen”

“Nuk meritonim të humbnim ashtu në fund të ndeshjes, uroj të kemi më shumë fat në të ardhmen”

27 Nëntor 2025 8:52 Telesport Tek Inter ende ndjejnë zhgënjim për humbjen 1-2 ndaj Atletico Madrid në Champions League. Humbje që erdhi në minutat shtesë, me spanjollët që shënuan golin e fitores atëherë kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit. “Nuk e meritonim humbjen. Duhet të vazhdojmë të punojmë, mendoj se në të ardhmen ndoshta do të kemi edhe pak më shumë guxim… dhe fat”, u shpreh Yann Bisseck, mbrojtësi gjerman i Inter. 24-vjeçari nuk mund ta fshehë zhgënjimin e tij për humbjen. “Ata gjuajtëm tre herë dhe shënuam dy gola, nuk është e drejtë, por ky është futbolli. Jam i kënaqur me performancën“, tha Bisseck. Në fund, mbrojtësi zikaltër komentoi: “Nuk mund të thuash asgjë të keqe për ekipin edhe pse e humbi...