Arsenali i mësoi shijen e humbjes për këtë sezon, Kompany kërkon menjëherë revansh

Arsenali i mësoi shijen e humbjes për këtë sezon, Kompany kërkon menjëherë revansh

27 Nëntor 2025 9:08 Alfred Lleshi Bayern Munich bëri paraqitje zhgënjyese kundër Arsenalit, sidomos duke marrë parasysh pritshmëritë e larta. Po t’i kishte shfrytëzuar rastet, Bayerni mund ta kishte mbyllur pjesën e parë në epërsi, por çdo shpresë në pjesën e dytë u shua shpejt, pasi Arsenali shpërtheu me intensitet dhe iu dha bavarezëve një mësim të ri për këtë sezon: si të humbasësh. Vincent Kompany e pranoi humbjen, por tregoi dëshirë të fortë për një përballje të re. “Do të doja t’i sfidonim sërish, sa më shpejt, – tha ai për “TNT Sports”. – Shpresojmë që për fazat e mëvonshme të kemi mësuar shumë nga kjo ndeshje”. E vërteta është se Arsenali ishte dukshëm më i mirë. Arteta ka vendosur tashmë standardin për ekipet...