Në gjendje kritike për jetën/ Po patrullonin pranë Shtëpisë së Bardhë, si u qëlluan me breshëri plumbash dy anëtarët e Gardës Kombëtare

Në gjendje kritike për jetën/ Po patrullonin pranë Shtëpisë së Bardhë, si u qëlluan me breshëri plumbash dy anëtarët e Gardës Kombëtare

Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri që ndodhi të mërkurën pasdite në Uashington, më pak se dy blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Të dy ushtarët, të cilët ishin pjesë e një patrulle në zonën e Farragut Square, u qëlluan nga një person i armatosur. Ky sulm është cilësuar si një “akt i tmerrshëm dhune” nga autoritetet, ndërsa një tjetër anëtar i Gardës Kombëtare ndërhyri dhe e ndaloi të dyshuarin para se policia të mbërrinte në vendngjarje. Sulmi ndodhi rreth orës 14:15, kur i dyshuari, i identifikuar si Rahmanullah Lakamal, një shtetas afgan, nisi të qëllonte papritur në drejtim të ushtarëve që po patrullonin në një zonë të frekuentuar për punonjësit e zyrave. Një anëtar tjetër i Gardës...