Sulmi ndaj Gardës Kombëtare, autori ishte emigrant nga Afganistani/ SHBA-ja pezullon kërkesat e afganëve për emigracion

Sulmi ndaj Gardës Kombëtare, autori ishte emigrant nga Afganistani/ SHBA-ja pezullon kërkesat e afganëve për emigracion

SHBA-ja ka pezulluar përpunimin e të gjitha kërkesave për emigracion për shtetasit afganë, teksa janë në pritje të një shqyrtimi të “protokolleve të sigurisë dhe verifikimit”. Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së njoftuan në “X”:  “Mbrojtja dhe siguria e atdheut tonë dhe e popullit amerikan mbetet fokusi dhe misioni ynë i vetëm.” Vendimi vjen pasi dy ushtarë të Gardës Kombëtare u plagosën rëndë nga të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë. Personi i dyshuar i armatosur ishte një shtetas afgan që hyri në SHBA në shtator 2021. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti sulmin një “akt terrori”, duke shtuar se do të ndërmerrte hapa për të larguar të huajt “nga çdo vend që nuk i përket këtij vendi”. Dhjetëra mijëra afganë hynë në...