Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Përmbytjet në Indonezi, shkon në 19 numri i viktimave! 24 persona të zhdukur
Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut pas shirave të rrëmbyeshëm në ishullin e madh indonezian të Sumatrës u rrit duke shkuar në 19 të vdekur dhe 20 të zhdukur. Një raport i mëparshëm zyrtar përmendte 8 të vdekur dhe më shumë se pesëdhjetë të plagosur. Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur provincën e Sumatrës Veriore prej ditësh, veçanërisht në rajonin jugor Tapanuli, ku janë raportuar përmbytje që nga e hëna. Sipas raportit 24 persona rezultojnë të zhdukur në gjashtë vende të ndryshme. Zyrtari tha se për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, qasja në rrugë është ndërprerë dhe rrjetet e telekomunikacionit dhe energjisë elektrike kanë qenë gjithashtu pjesërisht jashtë funksionit. Autoritetet po bëjnë përpjekje për të shpërndarë furnizime dhe pajisje thelbësore në zonat...