MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 27 nëntor 2025…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 27 nëntor 2025…

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar meshkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herësstuhi dëbore. Era do të fryjë me drejtim...