“Gruaja me sirtarë” me historinë e një gruaje, që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj

“Gruaja me sirtarë” me historinë e një gruaje, që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj

Drama “Gruaja me sirtarë” solli në skenë historinë e një gruaje të dhunuar dhe të trajtuar pa dinjitet, por që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj. “Gruaja me sirtarë” vepër e autores së mirënjohur Anisa Markarian dhe me regji nga Suela Bako u shfaq me sukses përpara artdashësve durrsakë, që mbushnin sallën e QKF. Për këtë shfaqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako shprehet se përcolli emocione te publiku në sallë. “Nën interpretimin e shkëlqyer të Mimoza Marjanakut dhe Romir Zallës e me regji të Suela Bakos, drama përcolli emocione të forta tek publiku durrsak, duke e bërë këtë premierë një ngjarje kulturore të veçantë”, thuhet ndër të tjera nga Sako, në një postim në rrjete sociale. Premiera...