Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit/ Tronditet vendi, ja sa shënonte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit/ Tronditet vendi, ja sa shënonte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 2:08 minuta të mëngjesit në ishullin e Kretës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët në disa zona të rajonit. Lëkundja, e cila zgjati disa sekonda, u ndje qartë në shumë pjesë të ishullit. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 21 kilometra në veriperëndim të Rethymnoa. Raportimet nga terreni flasin për një dridhje të fortë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën. Instituti bën të ditur se tërmeti ka pasur një thellësi prej 33.5 kilometrash, faktor që mund të ketë ndikuar në ndjeshmërinë e gjerë të lëkundjes. Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri.