Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ministria në zi/ Zëvendësministri ndaj lajmin e hidhur, ndërron jetë një nga punonjëset e ministrisë (Emri)
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, ka ndarë një lajm të hidhur në rrjete sociale. Jaupllari bën me dije se është ndarë nga jeta një nga punonjëset e ministrisë, Tela. Zëvendësministri i Bujqësisë thekson se Tela ishte e të gjithëve, simbol profesionalizmit, urtësisë, mençurisë, drejtësisë, thjeshtësisë dhe dashurisë për të gjithë. “Me dhimbjen më të thellë në zemër dhe shpirt po shkruaj disa fjalë që nuk duhet ti shkruaja për ty, Tela!Për Telën që i jepte kuptim dhe zgjidhje çdo gjëje në ministri! Iku Tela e gjithë ministrisë! Humbëm një simbol të profesionalizmit, urtësisë, mençurisë, drejtësisë, thjeshtësisë dhe dashurisë për të gjithë. I lehtë të qoftë dheu! Lamtumirë Tela jonë!”-shkruan Jaupllari.