Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kush e nxori regjistrimin mes të besuarve të Trump dhe Putin? Zyrtari i Kremlinit dyshon te Whatsapp: Ka disa biseda që mund të…
Rusia tha të mërkurën se publikimi i një regjistrimi të një bisede telefonike mes këshilltarëve të lartë të Donald Trump dhe Vladimir Putin ishte një përpjekje e papranueshme për të minuar negociatat e paqes për Ukrainën dhe përbën luftë hibride. Bloomberg News publikoi transkriptin e një telefonate të 14 tetorit, në të cilën i dërguari i Trump, Steve Ëitkoff, i jep këshilla ndihmësit për politikën e jashtme të Putinit, Yuri Ushakov, se si t’ia paraqesë Trump-it një plan paqeje për Ukrainën. Bloomberg tha se kishte shqyrtuar regjistrimin, por nuk sqaroi se si kishte marrë akses në një bisedë shumë të ndjeshme mes zyrtarëve të lartë të dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë. Ushakov tha se bisedat e tij me Witkoff nuk ishin të...