Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Putini duhet ta telefonojë Trumpin përpara se të takohet me Zelenskyn”/ Zbulohet telefonata e Witkoff, si i tërhoqi vëmendjen Kremlinit
Bloomberg ka publikuar detaje të një telefonate pesëminutëshe më 14 tetor midis Steve Witkoff, të dërguarit të Donald Trump për Ukrainën, dhe Yuri Ushakov, këshilltarit kryesor të politikës së jashtme të Vladimir Putinit. Telefonata, e cilësuar “e papranueshme” nga Moska, është krahasuar nga Kremlini me një akt lufte hibride. Sipas raportimit, Witkoff, autor i një plani 28-pikësh për paqen në Ukrainë, i ka propozuar Ushakovit që SHBA-ja dhe Rusia të punojnë së bashku për një plan të ngjashëm me atë të Gazës, i cili sapo ishte promovuar nga Trump. Ai madje e këshilloi Kremlinin se si Putini duhet t’i drejtohet Trumpit dhe se komunikimi duhet të bëhej para vizitës së Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë më 17 tetor. Vetëm një ditë më pas, më 16...