Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kapri ngre alarmin/ PS dhe PD po bëhen bashkë për të prekur Kushtetutën dhe SPAK
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, gjatë një interviste televizive, ka deklaruar se PD dhe PS mund të bëhen bashkë për ta prekur reformën në drejtësi, ose shumë element që kanë të bëjnë me SPAK. Më tej Kapri tha se PD u bashkua me Ramën për ndryshimet kushtetuese dhe për të zvogëluar parlamentin. Sipas tij, dy forcat e mëdha politike, kanë interes të përbashkët, njëra të ruaj pushtetin dhe tjetra monopolin e opozitës. “Një nga sinjalet është që PD dhe PS mund të bëhen bashkë për ta prekur reformën në drejtësi, ose shumë element që kanë të bëjnë me SPAK. Nuk duam të bëjmë opozitën e opozitës. Në një moment tepër të vështirë kur ne hodhëm idenë për të patur një kandidat jo politik në...