Atletikoja i merr fitoren Interit në minutën e 93-të dhe Liverpuli turpërohet nga PSV-ja, Bajerni largohet kokëulur nga transferta me Arsenalin

Atletikoja i merr fitoren Interit në minutën e 93-të dhe Liverpuli turpërohet nga PSV-ja, Bajerni largohet kokëulur nga transferta me Arsenalin

Një mbrëmje plot gola dhe emocione në Ligën e Kampionëve. Atletikoja e Madridit ka marrë një fitore në sekondat e fundit të lojës. Skuadra spanjolle mposhti Interin me rezultatin 2-1, falë golit të shënuar nga Gimenezi në minutën e 93-të. Ndërkohë në Londër është zhvilluar kryendeshja e kësaj mbrëmjeje, ajo mes Arsenalit dhe Bajernit të Mynihut. Këta të fundit janë larguar kokëulur nga Londra, teksa janë mposhtur me shifrat 3-1. Befasia e madhe ndodhi në “Enfild”, aty ku Liverpuli u turpërua nga PSV-ja. Ekipi holandez i çuditi të gjithë me fitoren 1-4 të marrë në një nga stadiumet më mitike të Europës. Sakaq, fitoren e kanë festuar edhe Reali i Madridit me PSG-në. Këta të fundit mposhtën Totenhemin me shifrat 5-3, ndërsa Reali fitoi të...