Krahasimi me Milinkoviçin, Kërnaja e lë pas paraardhësin te Partizani

Krahasimi me Milinkoviçin, Kërnaja e lë pas paraardhësin te Partizani

Mladen Milinkoviç qëndroi vetëm gjashtë ndeshje në krye të Partizanit dhe periudha e tij mbetet ndër më të dobëtat e viteve të fundit te klubi i kuq. Dy muaj në dispozicion dhe vetëm katër pikë të grumbulluara e vendosën ish-trajnerin nën një presion, derisa klubi vendosi të ndërhynte duke e shkarkuar. Vendin e tij e mori Oltijon Kërnaja, fillimisht si zgjidhje emergjente nga ekipi B, por me detyrën për të rikthyer besimin te skuadra që e njihte. Emërimi i Kërnajës erdhi në një moment të vështirë, me ekipin që mbante vendin e parafundit në zonën e ftohtë. Megjithatë, për trajnerin tropojan kishte edhe një avantazh minimal. Pushimet për shkak të kombëtareve në tetor dhe nëntor i jepnin kohë për të punuar mbi idetë të tij....