SHBA, qëllohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë! Trump: Autori do paguajë çmim të lartë

SHBA, qëllohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë! Trump: Autori do paguajë çmim të lartë

Washington – Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë zjarri këtë të mërkurë, 26 nëntor, pranë Shtëpisë së Bardhë. Pak më herët mediat e huaja, raportuan se ata ndërruan jetë në spital, ndërsa siç aktualisht shkruan BBC, dy ushtarët janë në gjendje kritike shëndetësore. Një i dyshuar ka rënë në pranga, bazuar në njoftimin e Policisë Metropolitane të Washington D.C. “Zona është e siguruar. Një i dyshuar është arrestuar”, shkruhet në faqen e departamentit në “X”. Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida kur ndodhi ngjarja. Ai ka reaguar i tronditur në rrjetin e tij social, Truth, ku shkruan: “Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë i...