“Air Albania” anulon fluturimin, Kombëtarja e vajzave rrezikon miqësoret me Turqinë!

“Air Albania” anulon fluturimin, Kombëtarja e vajzave rrezikon miqësoret me Turqinë!

Kombëtarja e Femrave të Shqipërisë rrezikon të mos luajë miqësoren ndaj Turqisë, pas fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i parashikuar të nisej sot në orën 18:20, është anuluar në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye zyrtare, duke shkaktuar kaos dhe pakënaqësi të madhe te të gjithë pasagjerët. Ndër udhëtarët që kishin prerë bileta ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit për vajza, e cila ishte nisur drejt Turqisë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore të planifikuara prej kohësh, në datat 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Ky anulim i pashpjeguar ka prishur tërësisht programin e ekipit përfaqësues, teksa futbollistet dhe stafi teknik u detyruan të kthehen mbrapsht, pasi u lanë në pritje pa asnjë njoftim dhe pa asnjë zgjidhje alternative nga kompania...