Avokati i Metës: Prokurorët e SPAK kërcënonin dëshmitarët: ‘Do të marr për lesh koke!’

Avokati i Metës: Prokurorët e SPAK kërcënonin dëshmitarët: ‘Do të marr për lesh koke!’

Avokati Kujtim Cakrani në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN tha se ka prokurorë të SPAK që kërcënojnë dëshmitarët e çështjeve që po hetojnë. Sipas tij një prokurore e posaçme ka telefonuar një dëshmitare dhe e ka kërcënuar duke i thënë se do ta sjellë të dëshmojë, duke e tërhequr prej flokësh. “E di ti ku ka arritur prokurori i SPAK ka marrë në telefon dëshmitarin. I ka thënë do të marrë prej lesh të kokës i thoshte po nuk erdhe të dëshmosh. Do të mbys te dhoma e shurr*s i ka thënë prokurorja e SPAK që mendohet që është elitë. Merrte qytetaren në telefon dhe i thoshte do të marrë për lesh koke. Kemi fakte nga dëshmitarja. Ne kemi klientët tanë...