Zgjedhja e Joni Ketës/ Vangjeli: Lajm i keq për “mëkatarët”, SPAK nuk ndryshon kurs. Beci e Zogaj: Ndërkombëtarët janë aty

Zgjedhja e Joni Ketës/ Vangjeli: Lajm i keq për “mëkatarët”, SPAK nuk ndryshon kurs. Beci e Zogaj: Ndërkombëtarët janë aty

Emërimi i Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është lexuar nga paneli i analistëve në emisionin “Trialog” jo si një thyerje, por si garancia më e fortë se drejtësia e re nuk do të bëjë hapa pas. Analisti Lorenc Vangjeli, avokati Eugen Beci dhe analisti Preç Zogaj ranë dakord se ky proces ka pasur një konsensus të plotë publik dhe ndërkombëtar. Vangjeli: Vijueshmëri e goditjes Për Lorenc Vangjelin, emri i Ketës mbart një mesazh të qartë për botën e krimit dhe korrupsionit: ndërrimi i emrave nuk do të thotë ndërrim politikash. “Ky është një paralajmërim i keq për mëkatarët. Të gjithë ata që mendojnë se ndryshimet e stafeve në SPAK do të sjellin ndryshime edhe në SPAK, përgjigjen e marrin me...